E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kalon legjislacioni per paketen fiskale

Dhoma e perfaqesuesve ka miratuar pr/ligjin per te shmangur te ashtuquajturin greminen fiskale. Projektligji eshte miratuar me 257 vota pro, nderkohe qe Obama pritet te nenshkruaje sot kthimin e tij ne ligj.

Pas senatit edhe dhoma e perfaqesuesve kaloi projektligjin e shume debatuar per te shmangur greminen fiskale.

Presidenti amerikan Barack Obama, pritet të nënshkruajë ne ligj projektligjin e miratuar nga Kongresi për të shmangur "tatëpjetën fiskale" të Amerikës që parashikon rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve masive.

Projektligji u miratua të martën vonë në Dhomën e Përfaqësuesve, në një votim me 257 vota pra dhe 167 kundër.

Por pakti i arritur shtrin taksat per te gjithe ata amerikane qe fitojne nen 400 mije dollare, me shume nga kufiri prej 250 mije dollaresh i kerkuar nga demokratet. Analistet paralajmeruan se nese vendi bie ne “greminen fiskale” atehere vendi do te hyje ne recesion.

Projektligji i miratuar i jep fund debatave te gjata mes demokrateve dhe republikaneve per krizen fiskale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›