SHBA kërcënon Sirinë të tërheqë trupat nga kufiri me Turqinë

26-06-2011 / Gazeta 55
Sekretarja amerikane Hilary Klinton: Situatë e paqëndrueshme dhe shqetësuese
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar sot në lidhje me zbarkimin ushtarak të Sirisë në kufi me Turqinë. Trazirat e ditëve të fundit në Siri si dhe protestat e përditshme të rebelëve, kanë krijuar incidente të shumta, ndërsa regjimi i Asadit ka paralajmëruar ndjekjen e protestuesve. Kësisoj, për të shtirë në dorë rebelët, Damasku ka përqendruar forca të shumta ushtarake në kufi me Turqinë. Ndaj këtij dislokimi ka ardhur reagimi i Uashingtonit. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka kërkuar nga Siria që t’i tërheqë trupat nga kufiri me Turqinë.
Klinton e ka përshkruar situatën si të paqëndrueshme dhe “shqetësuese”.