E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, komisioneri i IRS jep dorëheqjen

Kreu i agjencisë amerikane të tatimeve ka dhënë dorëheqjen, pasi u zbulua se stafi i tij kishte piketuar grupe konservative për hetime më të imtësishme, bën të ditur presidenti Barack Obama.

Komisionerit në veprim të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS), Steve Miller, i është kërkuar nga Sekretari i Thesarit, Jack Lew, të japë dorëheqjen, tha Obama gjatë një konference për shtyp.

Skandali ka qenë një nga më të fundit, që kanë shqetësuar Shtëpinë e Bardhë gjatë këtyre ditëve. Në një deklaratë të shkurtër, Obama tha se do të punojë me Kongresin për hetime të mëtejshme ndaj çështjes së IRS.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›