SHBA, konsumohet debati i parë televiziv mes Romney dhe Obama
Në Denver të Kolorados, në Shtetet e Bashkuara, është mbajtur debati i parë televiziv ndërmjet presidentit Barack Obama dhe rivalit të tij republikan në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney.
Në këtë debat u diskutua çështjet t ndryshme, përfshirë ekonominë, rritjen e numrit të vendeve të punës dhe deficitin e qeverisë. Secili nga dy kandidatët për presidencës e SHBA shpalosi vizionin e vet lidhur me politkën që duhet ndjekur lidhur më këto çështje. Obama theksoi rëndësinë e investimeve në arsim, ndërsa Romney nga ana e vet kërkoi një ulje të taksave të dhe të shpenzimeve si një qeveri e madhe, duke iu referuar kohës kur Obama u zgjodh për herë të parë në postin e presidentit të SHBA.
Rreth 50 milionë amerikanë mendohet se e kanë ndjekur debatin televiziv Obama-Romney në Shtetet e Bashkuara, i cili ishte i pari prej tre debateve që do të zhvillohen deri më 6 nëntor, kur mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA.
4 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
SHBA, konsumohet debati i parë televiziv mes Romney dhe Obama burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip