E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkon bashkëpunim më të ngushtë ushtarak me Kinën

Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak me Kinën, edhe pas njoftimeve të reja se sulmet kibernetike kineze në sistemet amerikane të mbrojtjes po shkaktojnë tensione mes dy fuqive.
 
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Tom Donilon tha sot se të dyja palët duhet të shtojnë aktivitetet ushtarake “jo-tradicionale”, si misionet paqeruajtëse, luftën kundër piraterisë dhe ndihmat ndaj katastrofave. Komentet e tij u bënë në Pekin përkrah gjeneralit të lartë kinez Fan Changlong.
 
Donilon u takua dje me presidentin kinez Xi Jinping, i cili tha se marrëdhëniet e Pekinit me Uashingtonin janë në një “pikë kritike”. Vizita dyditore e zotit Donilon hedh themelet për takimin e nivelit të lartë javën e ardhshme mes zotit xhi dhe presidentit  Barack Obama në Kaliforni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›