E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kthen vëmendjen nga Kuba, zyrtarë amerikanë takohen me përfaqësues të qeverisë

Zyrtarë amerikanë kanë zhvilluar së fundmi takime në Havana me përfaqësues të qeverisë kubaneze, përfshirë Raul Guillermo Rodriguez Castro, nipin e liderit historik Raul Castro.

Sipas mediave të huaja, delegacioni amerikan ka kërkuar garanci për zgjerimin e lirive demokratike dhe ekonomike, duke paralajmëruar njëkohësisht për pasojat nëse këto reforma nuk ndërmerren.

Në të njëjtën kohë, SHBA-të kanë ofruar ndihmë për rikthimin e aksesit në internet përmes instalimit të shërbimeve satelitore Starlink.

Një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi se janë zhvilluar disa takime, por nuk bëri publikë shumicën e emrave të pjesëmarrësve.

Megjithatë, ai përmendi pjesëmarrjen e Rodriguez Castro, i njohur ndryshe si “Raulito” dhe me nofkën “El Cangrejo”, i cili konsiderohet nga SHBA-të si një figurë kyçe që përfaqëson ndikimin e gjyshit të tij në pushtet.

Këto zhvillime ndodhin në një moment të vështirë për ekonominë kubaneze, e cila sipas zyrtarëve është në rënie të lirë.

Në këtë kontekst, administrata e Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio kanë rritur presionin mbi Havanën për të ndërmarrë reforma të shpejta dhe thelbësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›