E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, kundërshtohet Obama për ndërtimin e xhamisë

Uashington, 17 gusht, NOA - Senatori i njohur demokrat, Harry Reid, publikisht ka shprehur mospajtim me presidentin Barak Obama, lidhur me planet për ndërtimin e xhamisë afër vendit ku më 11 shtator 2001, kanë ndodhur sulmet terroriste në qytetin e Nju Jorkut.

Reid tha se megjithëse Kushtetua e mbron lirinë fetare, ai beson se xhamia do të duhej të ndërtohej diku tjetër.

Kritikët e planit për ndërtimin e një qendre të komunitetit islam dhe të një xhamie, dy blloqe nga vendi i sulmit terrorist, thonë se kjo paraqet lëndim të ndjenjave të familjeve të viktimave, që janë vrarë në sulmin e ndërmarrë nga ekstremistët islamikë.

Më 13 të këtij muaji, presidenti Obama tha se xhamia do ti nderonte viktimat pasi paraqet vlerën amerikane të lirisë së religjionit.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›