E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mbi 240 te vdekur nga tornadot

Është 247 të vdekur bilanci ende provizor i serisë së tornadove që kanë goditur shtetet në jug të Shteteve të Bashkuara.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet amerikane, sipas të cilave në Alabama numërohen 162 të vdekur, në Tenesi 30, në Misisipi 32, Xhorxhia 14, Virxhinia 8 dhe Arkansas 1.

Sipas disa ekspertëve amerikanë, bëhet fjalë për katastrofën më të rëndë të 40 viteve të fundit, të shkaktuar nga një tip i vecantë fenomeni atmosferik, që janë tornadot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›