SHBA mbyll skelën e përkohshme në brigjet e Rripit të Gazës

SHBA-ja do të ndalojë përgjithmonë operacionet, duke përdorur skelën e përkohshme të ngritur në vijën bregdetare të Rripit të Gazës, për të ofruar ndihmë për territorin e luftuar palestinez, njoftoi të mërkurën në mbrëmje komanda ushtarake amerikane përgjegjëse për rajonin.
Një rrugë alternative që përdor portin izraelit të Ashdod në veri është në fazën e planifikimit, por detajet nuk janë bërë ende të ditura.
Që nga fillimi, skela u pa si një zgjidhje e përkohshme për problemin e dërgimit të ndihmave në Gazë, por janë hasur probleme të përsëritura që kur u vendos në punë në maj.
Deti i trazuar e dëmtoi rëndë atë dhe shpërndarja e ndihmave për popullatën rezultoi e vështirë.
Komanda Qendrore e SHBA-së megjithatë e quajti projektin një sukses duke thënë se ai solli një pjesë të madhe të ndihmave dhe ndihmoi në aksesin e shpejtë të popullsinë së Rripit të Gazës.
Pentagoni vlerësoi se kostoja e skelës ishte rreth 300 milionë dollarë. Pritshmëritë fillestare ishin të larta, me rreth 90 kamionë me ndihma të planifikuara në ditë, duke u rritur në 150 në një datë të mëvonshme.
/ rtsh.al /