SHBA ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën

Rreth 90 tonë me ndihma që mediat e huaja i quajtën vdekjeprurëse, për shkak se përmbajnë aramtime dhe municione, ka mbërritur në Ukrainë mes tensioneve për praninë e shtuar të forcave ruse në kufirin me atë vend. Kjo është edhe dërgesa e parë e një pakete të miratuar së fundmi nga Presidenti Xho Bajden që ushtria amerikane do të dërgojë në Ukrainë dhe në të ka municione për mbrojtjësit në vijën e parë të frontit.
Ambasada amerikane në Kiev tha se dërgesa tregonte angazhimin e palëkundur të SHBA-së për të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojte. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të sjellin ndihma të tilla për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase në përpjekjet e tyre për të mbrojtur sovranitetin e ukrainës dhe integritetin e saj territorial përballë agresionit rus, shkruajti kjo ambasadë në rrjetin social facebook. Dërgesa shkoi në Ukrainë pasi serektari amerikan i shtetit Antony Bliken vizitoi kryeqytetin Kiev këtë javë ku paralajmëroi për një përgjigje të ashpër nëse rusia pushton Ukrainën.
Ndërkohë të premten Bliken u takua edhe me homologun e tij rus Sergej Lavrov dhe mbajtën ato që të dy i quajtën bisedime të sinqerta gjatë të cilave u bë përpjekje për të ulur mundësinë e një konflikti më të gjerë në ukrainë.
Edhe më parë Rusia ka pushtuar territor ukrainas, kur aneksoi Gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Që atëherë, rreth 14 mijë persona janë vrarë dhe të paktën 2 milionë të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia. Një marrëveshje e brishtë paqeje u arrit në vitin 2015. Por tashmë perëndimi mendon se ekziston një rrezik real për një konflikt të ri në Europë pasi rreth 100 mijë trupa ruse janë dislokuar në kufi.
Moska mohon se po planifikon ndonjë pushtim, por presidenti Vladimir Putin i ka paraqitur perëndimit disa kërkesa të cilat pretendon se cënojnë sigurinë e Rusië, mes të cilave edhe që Ukraina të mos lejohet kurrë t’i bashkohet NATO-s. Putin gjithashtu ka kërkuar që NATO të braktisë stërvitejet ushtarake dhe dërgimin e armëve në Europën lindore, ç’ka ai thotë se përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë.