SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit
Shtetet e Bashkuara i dhanë
Shqipërisë një shumë prej 16 milionë dollarësh për ta ndihmuar atë vend të luftojë korrupsionin dhe të
forcojë juridikun e vet.
Një marrëveshje e nënshkruar në Tiranë kërkon që ndihma amerikane të përdoret për shtimin e efikasitetit në administrimin e taksave, duke zbutur procedurat për liçencimin e biznesit dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Shqipërisë që të shtojë përpjekjet kundër korrupsionit dhe të përmirësojë jurudikun e saj, ndërsa përpiqet të shtojë lidhjet me institucionet euro-atlantike.
Ambasadori amerikan Xhon Uidhërs përsëriti sot sërish kritikat e tij ndaj qeverisë për cështjet që lidhen me drejtësinë dhe përplasjen me prokuorinë. Komentet e sotme të ambasadaorit u bënë ndërsa përballë tij ndodhej kryeministri Sali Berisha dhe një pjesë e mirë e kabinetit të tij qeveritar. Kryeministri Berisha para ndërhyrjes së ambasadorit kishte këmbëngulur në nevojën e luftës brenda radhëve të Drejtësisë, duke deklaruar nga ana tjetër se pavarësia e institucioneve është e paprekshme.