E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, ndizet pema e krishtëlindjeve

I rrethuar nga fëmijët e ushtarakëve që që shërbejnë jashtë vendit, Presidenti amerikan George W. Bush dhe zonja e parë e amerikës, Laura Bush, të enjten i kanë dhënë start sezonit të festave duke ndezur pemën kombëtare të krishtlindjes. Disa mijëra njerëz u mblodhën në njërin prej parqeve në pjesën jugore të shtëpisë së bardhë për të marrë pjesë në hapjen dhe zhvillimin e ceremonisë së përvitshme. Në fjalimin e tij Bush tha së kjo ishte hera e tetë dhe e fundit që drejtonte këtë ceremoni e cila shënon aktualisht edicionin e 85- të saj. "gjatë festës së krishtlindjeve në celebrojmë bekimet e shumta në këtë sezon festash dhe dhuratën që zoti i ka dhënë çdo njeri në këtë tokë,jetën. Pema madhëshore është ndricuar më mijëra llampa të bardha dhe të arta ,ndërsa në majën e saj është vendosur një yll gjithashtu i artë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›