E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ngec projekt-ligji per internetin

Tetë ligjvënës amerikanë e kanë tërhequr mbështetjen e tyre nga dy projekt-ligjet anti-pirateri, pas "blackout"-it, në formë proteste nga mijëra faqe interneti.

Dy nga hartuesit e projekt-ligjit, Marco Rubio nga Florida dhe Roy Blunt nga Missouri, ishin në mesin e të tërhequrve.

Enciklopedia on-line Wikipedia dhe të shërbimi blog, WordPress janë dy nga faqet me profil të lartë, që bllokuan hyrjen e tyre on-line në formë proteste.

The Motion Picture Association of America (MPAA), i ka quajtur protestat si "të papërgjegjshme".

Të dyja projket-ligjet përqëndrohen në piraterinë në internet, veçanërisht në kopjet e paligjshme të filmave dhe mediave të tjera.

Ligji parashikon edhe dëbimin nga faqet që përmbajnë informacion se si të hysh në një sajt të bllokuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›