SHBA paralajmërojnë për rrezik, pas lirimit të shkencëtarit pakistanez
Shtetet e Bashkuara shprehën zhgënjim pas njoftimit për lirimin e një shkencëtari pakistanez, i cili ka pohuar se ka shitur sekrete bërthamore. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Gordon Duguid tha sot se shkencëtari Khan mbetet një "rrezik serioz për përhapjen e armëve bërthamore."
Shkencëtari konsiderohet si hero nga shumë pakistanezë, megjithë shqetësimin në shkallë botërore pas publikimit të marrëveshjeve të tij ndërkombëtare bërthamore. Ai u mbajt për 5 vjet në arrest shtëpie, deri kur gjykata dha urdhër për lirimin e tij sot.
Muajin e kaluar Departamenti i Shtetit vendosi sanksione financiare ndaj zotit Khan dhe bashkëpunëtorëve të tij si dhe 3 kompanive që kanë lidhje me të. Autoritetet amerikane janë shprehur se besojnë që rrjeti i zotit Khan, i cili i ka transferuar sekrete bërthamore Iranit, Koresë së Veriut dhe Libisë, nuk operon më.
Autoritetet pakistaneze nuk u kanë
dhënë kurrë mundësi hetuesve të huaj ta marrin në pyetje zotin Khan, por ai
tani është i lirë të japë komente për median nëse dëshiron. //ad//