SHBA paralajmëron Izraelin të shmangë sulmet ndaj Hezbollahut

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i kanë kërkuar “privatisht” Izraelit të shmangë sulmet e rënda kundër Hezbollahut, njofton New York Times, citon ATSH.
Frika e Uashingtonit është se disa nga ushtarakët në kabinetin e luftës izraelite duan një sulm parandalues kundër Hezbollahut.
Kjo do të bënte që Izraeli të luftonte në dy fronte, Hamasi në jug dhe Hezbollahu në veri, me rrezikun e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në konflikt.
Sipas ATSH
/ rtsh.al /