SHBA paralajmeron Korene e Veriut
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do te pranojne nje Kore Veriore te armatosur me arme berthamore. Gejts nderkohe beri te ditur se nuk eshte ne dijeni per ndonje levizje te pazakonte trupash ne Korene e Veriut dhe se aktualisht nuk sheh nevojen per shtimin e pranise se trupave amerikane ne Korene e Jugut.