E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA pas vendimit në Hagë: Prishtina të respektojë vendimin dhe të shmnagë retorikat nxitëse

DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke deklaruar se e respektojnë vendimin e gjykatës dhe duke u bërë thirrje të gjitha palëve ta pranojnë atë.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit theksoi se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre, duke ritheksuar mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Washingtoni u bëri gjithashtu thirrje të gjitha palëve që të shmangin retorikën nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Dhomat e Specializuara në Hagë i shpallën katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mbrojtja ka paralajmëruar apelimin e vendimit.a.b

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›