SHBA, përfshihet nga moti i keq
Moti i keq, dhe erërat e forta nuk kanë kursyer ditën e sotme as shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Washingtonin, ku kanë shkaktuar disa dëmtime të rënda.
Sipas mediave vendase moti i dhunshëm ka përfshirë Washingtonin, me shi, breshër, erëra të rrezikshme, duke shkaktuar dëmtime të shumta në zonë.
Përmbytjet kanë përfshirë kryeqytetin e SHBA- ve, dhe rrethinat e saj, duke rrëzuar pemë, duke shkaktuar përmbytje, dhe duke lënë më shumë se 100 mijë banorë pa energji elektrike.
Gjithashtu probleme pati dhe në transportin publik, ku për disa orë u bllokua totalisht lëvizja e shoferëve, për shkak të erës së fuqishme.
Në një moment, shërbimi kombëtar i motit, ka lëshuar sinjalin dhe paralajmërimin për uragane, dhe përmbytje në Merilandin Verior, dhe në Richmond në jug, por këto thirrje u tërhoqën më pas.
Megjithëse nuk ka patur viktima nga përmbytjet dhe stuhitë, 2 persona janë dërguar në spital me dëmtime të lehta. Kjo stinë në disa pjesë të SHBA- ve, dallohet për uraganet dhe stuhitë e shpeshta, që shkaktojnë dëme të shumta çdo vit.