E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, protesta të punëtorëve në Wisconsin

Rreth 100,000 njerez kanë protestuar në Kapitol në Wisconsin të SHBA-së, kundër një ligji të ri për minimizimin e të dretjave të sindikatës të punëtorëve të sektorit publik, që është parë si një nga sfidat më të mëdha në dekada, me të cilat përballen klasa punëtore në SHBA. Zëdhënësi i policisë Madison Joel DeSpain tha se turma e njerezve që protestuan mund të përbëhej nga 85.000 deri në 100.000 njerëz. Demonstrimi, i cili mbylli tre javë të protestave publike, erdhi një ditë pasi guvernatori Republikan Scott Walker ktheu në ligj një projektligj për të eliminuar apo kufizuar shumë të drejta të punëtorëve, veçanërisht për të drejtat e kontraktimit për shumë punonjës të administrates. Legjislatura e shtetit e kaloi këtë masë kësaj jave, pasi republikanët në Senatin e shtetit anashkaluan një bojkot të Demokratikëve të dhomës. Beteja në Wisconsin ka ndezur një luftë komëbtare mbi përpjekjet e disa qeverive shtetëroe për redutkimet e buxheteve për të frenuar pushtetin e sindikatave. Republikanët thonë se masat janë të nevojshme për të fituar kontrollin ndaj buxheteve të deficitit. Ndërsa Demokratët dhe mbështetësit e tyre të unioneve, nuk janë dakort. Konfrontimi me sindikatat apo unionet mund të jetë përballja e madhe e kalsës punëtore që kur Presidenti Ronald Reagan “goditi” kontrrollorët e trafikut ajror gati 30 vjet më parë. Kufizimet për sindikatat e sektorit publik, janë përhapur edhe në disa shtete të tejra të amerikës me guverantorë republikanë, ndër të cilat Indiana, Ohio, Iowa, Michigan e Florida.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›