E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA publikon letrat e Bin Laden

Një përzgjedhje dokumentesh të sekuestruar gjatë sulmit të një njësie elite e marinës në banesën e Bin Ladenit në Pakistan, një vit më parë, u bënë publike ditën e enjte nga Ushtria Amerikane.

Dokumentet u postuan në faqen e internetit të Akademisë Ushtarake të Luftës kundër terrorizmit.

Midis fletëve gjenden prova të qarta të shqetësimit të liderit të Al-Kaedës në lidhje me faktin se shumë drejtues të organizatës ishin vrarë ose ishin të pasigurt në vendndodhjen e tyre.

175 faqe dokumente janë lëshuar në internet, pasi u gjetën në kompleksin në Abotabad, ku Bin Ladeni u vra pas operacionit të ndihmuar nga CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës).

Midis dokumenteve të papublikuara besohet se janë edhe dhjetëra komunikime të themeluesit të al-Kaedës me bashkëpunëtorët e tij dhe një ditar i shkruar me dorë.

Mes atyre informacioneve që janë shfaqur në faqen në internet, përfshihen edhe disa letra të udhëheqësve të tjerë të al-Kaedës, në periudhën midis shtatorit 2006 dhe prillit 2011.

Në to hidhet dritë mbi shqetësimet e Bin Ladenit se myslimanët po largoheshin gjithmonë e më shumë nga rruga e xhihadit. Ai udhëzonte vartësit e tij kundër sulmeve në vende arabe, duke dashur që të fokusohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa dokumente, gjithashtu sugjerojnë se al-Kaeda kishte një marrëdhënie të vështirë me Pakistanin dhe me Iranin. Në një letër të prillit 2011, Bin Ladeni e konsideron “Pranverën Arabe” si një “ngjarje jashtëzakonisht të mirë”.

Më parë gjatë javës, shefi i Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër terrorizmit, John Brennan, deklaroi se dokumentet vërtetonin pikëpamjen amerikane se SHBA dhe bota ishin më të sigurta pa Bin Ladenin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›