E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA refuzon Iranin per inspektimin e impianteve berthamore

E premte 7 janar 2011 NOA- Dergimi i nje ambasadori Iranian per te inspektuar impiantet berthamore iraniane eshte refuzuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo deklarate ka ardhur nga shefja e politikes se jashtme te Bashkimit Europian Catherine Ashton e cila ka theksuar se kontrolli i impianteve eshte nje detyre qe i takon vetem Agjencise Nderkombetare per Energjine Atomike.

Ajo tha se ky vendim vjen pas konsultes qe ka zhvilluar me Rusine dhe Kinen.

Ajo qe mund te them eshte se detyra per te kontrolluar impiantet berthamore te Iranit i takon vetem Agjencise Nderkombetare te Energjise dhe une shpresoj qe Irani ti mundesoje asaj te inspektoje mbi impiantet e tij qe te mund te vazhdoje me pas punen e tij eshte shprehur Ashton.

Irani ka deklaruar se eshte i gatshem te hape dyert e impianteve per te derguar nga shtete te ndryshme si Rusine dhe Kinen por jo nga SHBA Britania e Madhe Franca dhe Gjermania.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›