E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA rekord financimesh per Obamen

Një shumë rekord prej 181 milionë dollarësh u grumbullua nga Presidenti Barack Obama për fushatën e tij gjatë shtatorit.

”Ky është muaji më i mirë që prej fillimit të fushatës”, konfirmoi manaxheri i përgjithshëm i ekipit zgjedhor të Obamës, Jim Messina.

Ende nuk janë publikuar të dhënat për financimet që arriti të grumbullonte republikani Romney gjatë shtatorit.

Pasi Romney udhëhoqi në fondet e grumbulluara më parë gjatë vitit, Obama e kaloi në gusht dhe supozohet se gjithashtu në shtator u arrit një avantazh i konsiderueshëm.

Sipas Messinës, shuma prej 181 Zgjedhjet ne SHBAKritikët: Obama i papërgatitur për debatin Romney kërkon ndjesë për deklaratën Obama kërkon revanshin milionë dollarësh u grumbullua nga donacionet e 1,8 milionë amerikanëve, me 1/3 e tyre që paguanin për herë të parë.

Sipas agjensisë “Reuters”, ndonëse shifra e grumbulluar nga Obama është më e larta e regjistruar deri tani, ajo mbetet lehtësisht inferiore nga shtatori i katër viteve më parë, kur Obama arriti të tërhiqte 191 milionë dollarë financime.
Zgjedhjet ne SHBA
Kritikët: Obama i papërgatitur për debatin
Romney kërkon ndjesë për deklaratën
Obama kërkon revanshin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›