SHBA, rregulla të reja për naftën në det

Pas incidentit të Gjirit të Meksikës ku 11 punonjës të kompanisë naftënxjerrëse “British Petroleum” mbetën të vdekur dhe dëme të konsiderueshme ekologjike që solli rrjedhja e naftës, administrata Obama vendosi ndryshimin e rregllores për kërkimet e naftës në det.
Sipas rregullave të reja të miratuara nga zyra e “Minerals Management Service” ashpërsohet rregullorja për kërkimet në 150 metra thellësi si për kërkimet e reja ashtu edhe për shfrytëzimin e puseve ekzistuese.
“Minerals Management Service” la në fuqi moratoriumin për shpimet në thellësi të madhe, kategori ku futet edhe pusi i kompanisë “BP.