E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, rreth 50 milion aborte që prej 1973

Dy burime të pavarura e konfirmojnë këtë rënie: Qendrat Qeveritare për Kontrollin e sëmundjeve (CDC) dhe Instituti Alan Gutmaker (AGI). CDC-ja publikon çdo vit raportin e vet në bazë të të dhënave të grumbulluara nga 52 agjensi shëndetësore (50 shtete, plus Nju Jork Siti dhe Distrikti i Kolumbias). Kurse AGI i merr informacionet nga vëzhgimet e drejtpërdrejta të aborteve.

Për shkak të këtyre mënyrave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, AGI vazhdimisht ka nxjerrë një numër më të madh në krahasim me CDC. Kërkuesit e kësaj të fundit, për shkak se ligjet e raportimit të aborteve ndryshojnë nga një shtet në tjetrin, kanë arritur të nxjerrin një numër më të vogël të aborteve.

Por megjithë ndryshimet në të dhënat mes dy qendrave, ato japin një informacion tepër të vlefshëm në lidhje me statistikat dhe prirjet e abortit. CDC-ja nuk raportoi matjet e veta në disa shtete në vitin 1998, duke e bërë akoma më të madhe diferencën në të dhëna.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›