SHBA rriten taksat per te gjithe

Dhoma e Përfaqësuesve në Parlamentin Amerikan kaloi në orët e vona të
mbrëmjes së djeshme një ligj që do të rrisë taksat mbi fitimet për të
gjithë shtetasit, duke nisur që prej vitit të ardhshëm.
Një kompromis me republikanët, që kontrollojnë Senatin, ishte i nevojshëm për kalimin e këtij vendimi. Një grup brenda demokratëve votoi kundër, duke e konsideruar si të paarsyeshme rritjen e taksave.
Arkat e shtetit pritet të përfitojnë rreth 850 miliard dollarë nga ndryshimi. Presidenti i mëparshëm, Xhorxh Bush uli ndjeshëm taksat në vitet 2001 dhe 2003, por skema e tij e tatimeve skadon me përfundimin e këtij viti.
Klasa që do të përfitojë më shumë do të jenë të papunët. Asistencat do të rriten në numër dhe sasi. Administrata Obama arsyeton se rishpërndarja e fondeve të reja do të krijojë një forcë më dinamike konsumi.