SHBA sanksione te reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione të reja ndaj Iranit, duke shënjestruar një grup kompanish dhe individësh, asetet e të cilëve u bllokuan në bazë të dyshimeve se siguronin materiale për zhvillimin e teknologjisë bërthamore të Teheranit.
Sanksionet, të lajmëruara të premten nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit, janë të fundit që godasin ekonominë iraniane.
Sipas një zëdhënëse të qeverisë amerikane, sanksionet u bënë të pashmangshme, duke parë mungesën e vullnetit të Teheranit për t’u përfshirë në bisedime konkrete për programin e tij bërthamor.
Ndërkohë, kreu i Agjensisë Bërthamore të OKB-së foli me optimizëm mbi mundësinë e mbajtjes së një takimi me Iranin në janar, shoqëruar me një marrëveshje inspektimi IraniIzraeli, sulm Iranit në pranverë?Anijet iraniane mbërrijnë në SudanBE ashpërson sanksionet ndaj Iranit të reaktorëve kryesorë.
“Kemi rënë dakord për të mbajtur një takim në datën 16 janar të 2013-s. Aktualisht, po punojmë mbi axhendën e takimit dhe pritet që të finalizojmë marrëveshjen, e cila duhet të përfshijë edhe inspektimet në terren, në ditët në vazhdim”, deklaroi kryeinspektori i Agjensisë, Herman Neckaerts.
Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj perëndimorë, Irani është duke zhvilluar një program bërthamor me qëllime ushtarake, por Teherani e ka mohuar gjithmonë këtë pretendim, duke thënë se reaktorët kanë si qëllim vetëm sigurimin e energjisë.