SHBA, sërish sanksione për Iranin
Presidenti amerikan, Barak Obama vendosi sërish sanksione ndaj qeverisë iraniane.
Përmes një urdhri ekzekutiv, Obama deklaroi ngrirjen e të gjithë aseteve të qeverisë iraniane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sanksionet e reja amerikane perfshijnë bllokimin e Bankës Qëndrore të Iranit, që lidhet me praktikat mashtruese të transaksione financiare.
Duke folur për NBC, Presidenti Amerikan, nënvizoi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara përballë Iranit.