E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA shteti i dhjete legalizon martesat gay

”Rhode Island” u shndërrua ditën e enjte në shtetin e dhjetë amerikan që legalizoi martesat homoseksuale, pasi Senati i shtetit kaloi legjislacionin me 26 vota pro dhe 12 kundër.

Më parë, ky legjislacion ishte miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të “Rhode Island”, një shtet me një milionë banorë dhe kryeqytet qytetin e Provindencës. Guvernatori Lincol Chafee është një prej mbështetësve kryesorë të miratimit të këtij ligji. ”Rhode Island” shndërrohet kështu në shtetin e fundit të rajonit të New England që legalizon martesat midis të njëjtës gjini. Në mbështetje të legalizimit, me mijëra anëtarë të komuniteve “LBGT” u tubuan dhe brohoritën në qendrat kryesore urbane të shtetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›