E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA sot votohet per dy dhomat e Kongresit

Ne zgjedhjet e sotme votohet per te 435 vendet e Dhomes se Perfaqesuesve dhe 37 nga 100 vendet e Senatit.

Republikaneve ju duhet te fitojne 39 vende ne Dhomen e Perfaqesuesve qe te marrin kontrollin e saj dhe 10 vende per te marre kontrollin ne Senat. Pjesemarrja ne votimet e zgjedhjeve te mesit te mandatit eshte zakonisht me e ulet se per zgjedhjet presidenciale.

Gjithashtu amerikanet po votojne sot per te vendosur mbi disa masa ne dhjetera shtete mbi nje varg temash nga legalizimi i marjuanes e deri tek aborti.

Votuesit do te vendosin per mbi 160 masa ne 37 shtete te ndryshme amerikane. 42 nga keto masa jane iniciativa te qytetareve propozime per ligje te reja ose amendamente qe jane vendosur ne vendvotime me ane te peticioneve te qytetareve.

Njera nder masat me te njohura ne vendvotime sivjet eshte nisma ne shtetin e Kalifornise per legalizimin e perdorimit lirshem te marjuanes. Nese miratohet kjo mase do te lejoje cdo njeri mbi moshen 21 vjecare te mbaje te transportoj dhe te kultivoje deri ne 28 gram marihuane. Sondazhet tregojne se per kete mase ka interesim te madh dhe rezultati mund te jete shume i ngushte.

Ne Shtetin e Arizones dhe te Dakotes se Jugut votuesit po vendosin mbi nje ligj per legalizimin e marihuanes per qellime mjekesore. Cfaredo rezultati qe te arrije ne votimet e sotme propozimi per lejimin e marjuanes serish perdorimi i kesaj substance ndalohet ne baze te nje ligji federal.

Ne shtetin e Kolorados votuesit po shqyrtojne nje amendament te propozuar qe do te percaktonte qarte qenien njerezore ne karten e te drejtave te ketij shteti qe ne fillimin e zhvillimit biologjik te tij. Ka mundesi qe ky amendament te hedhe bazat per ndalimin e abortit ne shtetin e Kolorados.

Shtetet Arizona Kolorado dhe Oklahoma kane propozuar amendamente qe synojne ne heqjen e nje segmenti te nje ligji te ri federal te kujdesit shendetesor sipas te cilit te gjithe njerezit duhet te kene kujdesin shendetesor./Voa/Start/

2010-11-02 0938

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›