E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sot zhvillohet debati Biden-Ryan

Zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kandidati republikan për këtë post, Paul Ryan, do të debatojnë sonte ballë për ballë në shtetin jugor të Kentucky-t.

Debati i Zv.presidentëve ndodh në kohën kur kandidati presidencial i Partisë Republikane, Mitt Romney, ka pasur rritje në sondazhet e opinionit, pas performancës së mire që bëri në debatin e parë televiziv me presidentin Barack Obama.

Obama ka thënë se ka qenë shumë i sjellshëm gjatë debatit.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 6 nëntor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›