E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA, sulmon objekte që përdoren nga milicia në Irak

SHBA ka bërë të ditur se forcat e saj kanë  sulmuar tre objekte që përdoreshin nga grupe milicore që mbështeten nga Irani në Irak.  Sipas sekretarit të mbrojtjes Lloid Austin, sulmet shënjestruan grupin Kataib Hezbollah dhe grupe të tjera të mbështetura nga Teherani.

Sipas Austin, sulmet ishin në kundërpërgjigje të sulmeve ndaj forcave amerikane dhe atyre të aleatëve në Irak dhe Siri. Por këshilltari i sigurisë kombëtare të Irakut Qassem al-Aaraji  tha se ishin një shkelje flagrante e sovranitetit të vendit të tij.

Në vend që të shënjestrojë dhe bombardojë bazat e një  organi kombëtar irakian, SHBA duhet të shtojë presionin ndaj Izraelit për t’i dhënë fund ofensivës në gaza, u shpreh Al-Araji në platformën x duke iu referuar aleancës së ish grupeve paraushtarake Hashed al-Shaabi që tashmë janë inauguruar në forcat e armatosura të Irakut. Javën e shkuar, një numër anëtarësh të personelit ushtarak të SHBA-së u lënduan si pasojë e një sulmi raketor ndaj një baze ajrore në perëndim të Irakut.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›