SHBA te shtena ne premieren e Batman

Dhjetë persona kanë mbetur të vrarë në një incident me armë zjarri të verifikuar gjatë ceremonisë së premierës së filmit “Batman”, në qytetin e Denverit, në SHBA.
Policia amerikane, e cituar nga radioja lokale “850 KOA”, ka deklaruar se 30 deri në 40 persona kanë mbetur të plagosur në këtë ngjarje.
Ndërsa dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se një person, i veshur me maksë anti-gaz, ka hapur zjarr dhe ka hedhur disa objekte që ngjasonin me bomba gazi.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Reuters” citon një gazetar lokal që thotë se 10 persona kanë vdekur nga të shtënat, por ky mbetet një lajm për t’u verifikuar.
Një spital i afërt, Qendra Mjekësore Suedeze, është njoftuar që të bëjë gati kushtet për të pritur 20 persona, ka raportuar kanali informativ 9News.