E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA, të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Dy anëtarë të Gardës u plagosën! Reagon Trump

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën në Uashington të mërkurën, ka deklaruar Sekretarja e Sigurisë së Brendshme të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem, në një postim në X, por nuk ka dhënë informacion të mëtejshëm.

Lajmi raportohet nga Reuters, sipas së cilës policia e Uashingtonit bëri të ditur se të mërkurën ka ndodhur një të shtënë me armë një bllok larg Shtëpisë së Bardhë. Sipas BBC-së, aktualisht tre persona janë të shtruar në spital. 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, në një deklaratë publike, e dënoi ashpër sulmin dhe premtoi se autori i dyshuar “do të përballet me pasojat më të rënda”.

Presidenti shprehu mbështetje të plotë për Gardën Kombëtare, ushtrinë dhe forcat e rendit, duke i cilësuar si “njerëz të jashtëzakonshëm” që shërbejnë vendin me përkushtim të madh.

“Zoti i bekoftë Gardën tonë Kombëtare të Madhe, dhe të gjitha forcat tona ushtarake dhe të rendit. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe çdo person pranë këtij institucioni, jemi me ju”, deklaroi ai.

Dy pjesëtarët e plagosur të Gardës Kombëtare ndodhen aktualisht në gjendje kritike, të shtruar në dy spitale të ndryshme. Autori i dyshuar gjithashtu raportohet të jetë i plagosur rëndë.

Autoritetet federale dhe lokale po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Kafsha që qëlloi dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare, të dy në gjendje kritike dhe tani në dy spitale të ndryshme, është gjithashtu rëndë e plagosur, por pavarësisht kësaj, do të paguajë një çmim shumë të rëndë. Zoti i bekoftë Gardën tonë Kombëtare të Madhe dhe të gjithë Ushtrinë dhe Forcat e Rendit. Këta janë njerëz vërtet të mëdhenj. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe çdo person i lidhur me Zyrën e Presidencës, jemi me ju!”, shkruan Trump.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›