E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA-të u bëjnë thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga Libani

Departamenti Amerikan i Shtetit u rekomandon amerikanëve në Liban “të largohen tani, ndërsa fluturimet komerciale mbeten të disponueshëm, për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë”.

Në një alarm sigurie të postuar nga Ambasada e SHBA-ve në Bejrut, ajo paralajmëroi: “ju duhet të keni një plan veprimi për situata krizash që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë së SHBA. Koha më e mirë për të lënë një vend është para një krize nëse është e mundur”.

“Nuk ka asnjë garanci se qeveria amerikane do të evakuojë qytetarët privatë amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre në një situatë krize”, shkruhet më tej.

E gjitha vjen pas përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës në Gaza, ku luftimet tokësore kanë filluar tashmë mes Izraelit dhe Hamasit, me inkursionin e fundit të mijëra ushtarëve izraelitë në veri të Gazës.

Më herët Ambasada amerikane kishte paralajmëruar tashmë qytetarët për të mos udhëtuar drejt Libanit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›