SHBA-të vrasin zyrtarin e lartë të Al-Kaedas për Pakistanin

Sulmi u krye në Miranshah në provincën e Vazirstanit Verior, afër me kufirin me Afganistanin. Badar Mansoor thuhet se ka trajnuar militant dhe ka planifikuar sulme vetëvrasëse, shkruan “BBC”-ja.
Korrespondenti i “BBC”-së nga Islamabadi thotë se nëse konfirmohet, vdekja e tij mund të shikohet nga SHBA-të si përligje e programit të saj të sulmeve me avionë të telekomanduar mbi Pakistanin.
Deri më tani zyrtarët e Al-Kaedas nuk kanë komentuar raportet e publikuara në shtyp. Ky ishte sulmi i dytë i SHBA-ve me avionë të telekomanduar në dy ditët e fundit, pasi të mërkurën u vranë në një goditje të ngjashme 10 militantë të dyshuar./Start/F. P/
2012-02-09 10:33