SHBA terheqin ambasadorin nga Siria

Shtetet e Bashkuara kane terhequr amabadorin e tyre ne Siri SHBA terheqin ambasadorin amerikan nga Siria. Zyrtaret amerikane thane sot se ambasadori Robert Ford eshte larguar nga Siria keto dite.
Ambasadori Ford i kishte zemeruar autoritetet siriane ngaqe fliste hapur kunder masave shtypese te qeverise ndaj protestuesve qe kerkojne largimin nga pushtetit te Presidentit Bashar Al Asad. Ne muajin korrik qeveria leshoi nje urdher permes te cili i kufizonte levizjet e ambasadoreve te huaj pasi ambasadori Ford dhe ai francez vizituan qytetin Hama qender e demonstratave antiqeveritare per te shprehur solidaritetin e tyre me banoret e qytetit.
Muajin e kaluar nje grup njerezish te zemeruar u konfronuatn me ambasadorin Ford ndersa ai pergatitej te takohej me figurat kryesore te opozites ne Damask. Kombet e Bashkuara thone se masat shtypese te vazhdueshme te presidentit Assad ndaj protestuesve kane vrare 3 mije persona ne Siri. Qeveria thote se bandat terroriste kane vrare qindra pjesetare te personelit te sigurise gjate trazirave.