E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA thirrje Izraelit: Shmang luftimet në zonat e spitaleve në Gaza

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë apel Izraelit që të shmangë luftimet e armatosura ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, të cilat rrezikojnë jetën e civilëve.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ka deklaruar se  SHBA ka pasur komunikim aktiv me forcat izraelite që të shmangin vrasjet e civilëve.

“Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin përplasje zjarri në spitale ku njerëz të pafajshëm, pacientë që marrin kujdes mjekësor, janë kapur në mes të zjarrit dhe ne kemi pasur konsultime aktive me Forcat e Mbrojtjes izraelite për këtë”, tha Sullivan.

Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se gati të evakuonte foshnjat nga spitali më i madh i Gazës, por zyrtarët palestinezë deklaruan se njerëzit ishin ende të bllokuar brenda tij, me dy të porsalindur të vdekur dhe dhjetëra të rrezikuar nga ndërprerja e energjisë elektrike mes luftimeve intensive aty pranë.

Al-Shifa dhe spitalet e tjera në Gazën veriore janë vendosur në fokusin e luftës një mujore të Izraelit për të zhdukur Hamasin dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët, mezi janë në gjendje të kujdesen për pacientët.

Më shumë njerëz plagosen çdo ditë nga bombardimet e ashpra izraelite. Sullivan tha se informacioni me burim të hapur tregon se “Hamasi po përdor spitalet dhe shumë objekte të tjera civile, për komandim dhe kontroll, për ruajtjen e armëve, për të strehuar luftëtarët e tij. Dhe kjo është një shkelje e ligjeve të luftës”.

Sullivan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të largojnë qytetarët amerikanë nga Gaza, transmeton Reuters. 

“Porta ka qenë e hapur dhe e mbyllur. Listat kanë përfshirë amerikanët disa ditë dhe jo disa ditë të tjera. Por përfundimi është se sot porta është e hapur. Ne po nxjerrim qytetarët amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre jashtë”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›