E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA thirrje qeverisë së Kosovës: Shtyni vendimin për dinarin

Ambasadori amerikan i Prishtinës, Jeffry Hovenier, i ka kërkuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, që të shtyjë zbatimin e vendimit për përdorimin vetëm të valutës euro në Kosovë.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Hovenier tha se SHBA pranon plotësisht kushtetutën dhe vendimet e institucioneve të Kosovës,  por ai e cilësoi këtë si një rast të veçantë që mund të ketë pasoja që s’janë menduar.

“Ajo që ne po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë, është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave për të dhënë pak kohë, për t’u siguruar që i kanë bërë të gjitha përgatitjet, për të siguruar që popullsitë e prekura të mos ndikohen negativisht”, tha Hovenier.

Në të njëjtën kërkesë janë bashkuar të gjitha vendet e QUINT-it duke argumentuar se pezullimi do të mundësonte një periudhë të mjaftueshme tranzicioni për komunikim të qartë dhe efektiv publik.

Vendimi i Bankës qendrore i cili pritet të hyjë në fuqi në 1shkurt   përjashton përdorimin e dinarit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Kjo do të prekte në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e përditshme të shumicës së serbëve të veriut që marrin pagesa apo ndihma financiare nga Serbia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›