SHBA, tjetër Madoff del në dritë

Pas rastit “Madoff” një tjetër supërmashtrim financiar duket se po del në dritë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu SEC (agjencia amerikane e kontrollit të bursës) ka nën hetim biznesmenin e Majemit Nevin Shepiro i cili akuzohet si ideatori i një skeme të madhe mashtrimi që kap shumën kolosale prej 900 milion dollarësh.
Sipas ekspertëve të SEC, Shepiro me kompaninë e tij “Capitol Investiments”, ka mashtruar investitorët duke iu premtuar fitime prej 26 përqind.