E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA tornadoja shkaterron Midwest-in

Të paktën 10 persona janë vrarë teksa një tornado nga goditur Shtetet e Bashkuara, duke shkatërruar zona të tëra të Illinois, Misuri dhe Kansas.

Deri tani mediat lokale kanë zbuluar se tre nga të vdekurit janë vrarë në Herrisburg, të Illinois, ndërsa një tjetër në Bufalo të Misurit.

Ndërkohë, 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Skuadrat e shpëtimit po kërkojnë për persona të bllokuara në rrënojat e shtëpive të shkatërruara, si dhe në një park kamionësh dhe rulotash në Bufalo.

Guvernatori i Kansasit, Sam Brownback ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në Branson të Misurit, një vatër e muzikës kauntri, rrugët janë të bllokuara nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara që janë spostuar nga era.

Një dëshmitar, John Moore, që zotëron një restorant të vogël të dëmtuar nga stuhia, deklaroi se vorbulla e saj kaloi në rrugën kryesore duke bërë zig-zage.

“Teatri pas meje sikur shpërtheu, copat e tij u përhapën gjithëandej. Hotelet në dy anët e rrugës humbën çatitë e tyre. Linjat energjitike janë të prishura dhe dritaret e shtëpive janë thyer”, tha dëshmitari.

Tornadot, sipas meteorologëve amerikanë, janë gjeneruar nga një stuhi e ngrohtë që erdhi nga malet dhe që u përfshi me një front të ngrohtë ere teksa lëvizte në lindje.

Sezoni i tornadove nis në mars, por specialistët deklarojnë se këto fenomene nuk janë të rralla edhe më herët gjatë vitit. Në maj të vitit 2011, një tornado nëpër qytetin e Xhoplinit, në Misuri, duke vrarë 142 persona.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›