SHBA, tragjedi në familjen shqiptare/ Florida, vdesin tre fëmijët pas zjarrit në banesë

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara. Tre fëmijë humbën jetën, ndërsa dy fëmijë të tjerë dhe dy prinderit ndodhen në gjendje kritike pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në Jacksonville, në shtetin e Floridës.
alarmi u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit.. Ekipet e emergjencës mbërritën vetëm pak minuta më vonë dhe u përballën me flakë të fuqishme në katin e parë të banesës, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym.
Prinderit kishin arritur të dilnin nga shtëpia së bashku me dy fëmijë përpara mbërritjes së zjarrfikësve. Gjatë kontrollit të banesës, ekipet e shpëtimit gjetën pa shenja jete tre fëmijët e tjerë.
Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa u shkatërrua plotësisht. Flakët prekën edhe dy banesa ngjitur, ndërsa disa ekipe të emergjencës vijuan punën në vendngjarje edhe pas shuarjes së zjarrit.