E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA tregtari i vdekjes ne nje burg te sigurise se larte

Bout i ashtuquajtur tregtari i vdekjes u ekstradua dje nga Tajlanda dhe u vendos ne bordin e nje avioni amerikan te administrates anti-droge DEA me destinacion SHBA-ne.

Ai do te paraqitet sot para gjykatesit Shira Scheindlin pasi eshte shpallur fajtor per aktivitetet e trafikut te armeve per te cilat dyshohet si dhe mbeshtetja e trafikut te armatosur ne Afrike kane shqetesuar mbare boten. Ekstradimi i tij eshte nje fitore per shtetin e se drejtes ne mbare boten theksoi ne nje komunikate sekretari amerikan i Drejtesise Eric Holder.

Bout ish-pilot i ushtrise sovjetike u arrestua ne Bangkok ne mars 2008 pasi ka takuar disa agjente amerikane te cilet u hoqen si zyrtare te gueriljes kolumbiane Farc. Ai akuzohet se ka perdorur nje flote avionesh kargo per te transportuar arme ne Afrike ne Ameriken e Jugut dhe ne Lindjen e Mesme por shprehet se ka zhvilluar nje aktivitet te ligjshem transporti me avione kargo. Ai rrezikon te denohet me burgim te perjetshem ne Shtetet e Bashkuara.

2010-11-17 1226

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›