E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, zbulohet pas 60 vjetësh avioni me 52 viktimat

Një avion transportues i aviacionit luftarak të SHBA-ve, Douglas 124C, i shfrytëzuar gjatë luftës në Kore, i rrëzuar më 22 nëntor 1952 diku në Alaskë, u identifikua pas rreth gjashtë dekadash. 52 udhëtarët në bordin e këtij avioni rezultonin të zhdukur dhe kushtet e këqija atmosferike nuk e kishin mundësuar gjetjen e tij. Disa ditë më parë, mbetjet e këtij avioni u gjetën në akullnajën Knik, 100 km larg Ankorazh, Alaska. Ekuipazhi i helikopterit UH-60 black howk i gardës kombëtare të ushtrisë së Alaskës e identifikuan avionin në bazë të materialit të gjetur në vendin e rrëzimit të tij. Douglas 124C ishte avioni më i madh transportues i kohës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›