E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Greqia dhe Maqedonia të zgjidhin mosmarrëveshjen

UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara inkurajuan sot Greqinë dhe Maqedoninë të marrin iniciativa për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes tyre, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, CIJ, që kritikon Athinën.

"Inkurajojmë liderët politikë të të dy vendeve ta bëjnë këtë vendim një mundësi për t'iu futur punës lidhur me mosmarrëveshjen e emrit", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Zëdhënësi shprehu besimin se Greqia dhe Maqedonia do të tregojnë lartësinë e duhur me objektivin për gjetjen e një zgjidhjeje në favor të të dy vendeve", shtoi ai.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, CIJ, të cilës Maqedonia i ishte drejtuar në nëntor 2008, vendosi të hënën se Greqia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj duke kundërshtuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me pretekstin se nuk është gjetur ende një emër i përshtatshëm për këtë ish-republikë jugosllave.

Kjo mosmarrëveshje, pothuaj aq e vjetër sa dhe shpallja e pavarëisës së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia, në shtator 1991, bllokon edhe aspiratat evropiane të Shkupit.

Maqedonia ka marrë statusin e kandidatit n Bashkimin Evropian që në vitin 2005, por nuk i ka filluar ende bisedimet e anëtarësimit, pasi Greqia e ka penguar hapjen e tyre pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Evropian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›