E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/Pentagoni i gatshem te pranoje homoseksualet

Nje dite pas refuzimit te gjyqtares Virxhinia Filipes per te pezulluar vendimin e saj qe u jepte te drejte homoseksualeve tu bashkoheshin forcave te armatosura Pentagoni ka udhezuar komandantet te pranojne te gjithe personat qe deklarojne orientimin e tyre seksual.

Pentagoni tha se te gjithe rektrutet e rinj te cilet pranojne haptazi qe jane homoseksuale dhe qe plotesojne kriteret e nevojshme mund ti nenshtrohen procesit te rekrutimit.

Megjithate gjate gjithe procesit te rekrutimit kandidati nuk lejohet te pyese kandidatet e tjere mbi prirjet apo orientimin e tij seksual.

Me heret Departamenti i Drejtesise kerkoi nga gjykatesja federale Virxhinia Filips pezullimin e vendimin qe lejonte homoseksualet te merrnin pjese ne ushtri duke thyer parimin mos pyet mos trego per te pritur vendimin e apelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›