SHIK-u, së pari të hetohet, pastaj të amnistohet

Përderisa Ligji për amnistinë është miratuar dhe pritet të nënshkruhet nga presidentja Jahjaga, ende ka mbetur e pa qartë se çka në të vërtetë do të amnistojë ky ligj.
Gjatë kohës së pasluftës në Kosovë, janë vrarë shumë veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vrasjet e të cilëve ende kanë mbetur enigmë.
Pas luftës në Kosovë kanë ndodhur shumë vrasje të cilat dyshohet se janë kryer nën ombrellën e Shërbimit Informativ të Kosovës “SHIK”, shkruan gazeta “Bota Sot”.
Por, me mos përcaktimin e veprave kriminale, kategorive të cilat kanë bërë krime dhe kohës në të cilat janë kryer krimet, mund të amnistohen edhe individët që dyshohet se kanë kryer krime nën kupolën e SHIK-ut.
Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti në Kosovë që ka kërkuar formimin e komisionit hetimorë sa iu përket shërbimeve sekrete e sidomos ka kërkuar që të hetohet veprimtaria e SHIK-ut.
Ndërsa njohësi e çështjeve të sigurisë, Naim Maloku thotë se nuk bën të amnistohen njerëzit që e kanë keqpërdorur pushtetin për të kryer veprime kriminale./Indeksonline/