SHISH, SHBA kunder ligjit

Ambasadori Withers tha se ligji i ri cenon pavaresine e SHISH-it, e fut ate nen kontroll politik dhe demton imazhin e Shqiperise. Ai kerkoi shtyrjen e votimit te ketij ligji dhe pranimin e ekpertizes se huaj.
“Eshte jetike per SHISH-in te jete profesional, i pavarur dhe i lire nga nderhyrjet politike. Ne jemi te shqetesuar qe ky projektligj minon keto parime. Per me teper, ky draft i jep SHISH-it pergjegjesi te tjera brenda vendit, qe jane shqetesuese”, u shpreh Withers.
Ambasadori theksoi se Shqiperia ka punuar shume per te permiresuar imazhin e saj, por SHBA-te druajne se projekti ne formen aktuale po e demton kete imazhin.
“Ne kerkojme qe eksperte nderkombetare te lejohen te kryejne rishikimin te gjithanshem te plote e draftit, perpara se parlamenti te ndermarre veprime te tjera. Kjo nuk eshte nje ceshtje vetem e brendshme e Shqiperise, por si anetare e NATO-s, kjo eshte nje ceshtje me interes nderkombetar. Eshte shume e rendesishme te kuptohet se tani, stabiliteti ne Sherbimin Informativ eshte shume i rendesishem", theksoi Withers.