E Diel, 1 Nëntor 2026

SHKB nis hetimet për policin që dhunoi të miturin për një flamur

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet ndaj një punonjësi policie, i cili akuzohet për dhunë ndaj një adoleshenti.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda Ministrisë së Brendshme, të cilat theksojnë se SHKB-ja ka nisur hetimet pas kërkesës së ministrisë.

Ministri e Brendshme ka deklaruar se  nuk do të tolerojë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me detyrën  të efektivit të policisë.

Një punonjës policie u filmua teksa dhunonte publikisht një të mitur, që kishte hequr një flamur për ta vendosur në ballkonin e shtëpisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›