E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHKODËR/ I hyjnë në banesë 23-vjeçares dhe e bëjnë për spital

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në lagjen “Xhabije” të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, ndërsa sipas informacionit paraprak të policisë, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases me inicialet O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar.

E reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›