E Diel, 1 Nëntor 2026

SHQIPËRIA VOTON/ Zgjedhjet e 11 majit, çfarë duhet të dini për secilin qark

Këtë të diel në 11 maj prej orës 07:00 të mëngjesit qytetarët shqiptarë do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.

Ndryshe nga katër vite më parë në këto zgjedhje për herë të parë në historinë e pluralizmit do të votojnë edhe qytetarët shqiptarë në diasporë.

Ata do ta ushtrojnë të drejtën e votës nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë përmes postës.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 245935 qytetarë nga diaspora.

Gjithashtu në zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025 do të ketë edhe një ndryshim sa i pëkret Qarkut të Tiranës dhe atij të Korçës.

Në qarkun e Tiranës në këto zgjedhje do të prodhohen 37 mandate nga 36 katër vite më parë, ndërsa në Korçë do të prodhohet një mandat më pak se në zgjedhjet e kaluara.

Kujtojmë që në Korçë katër vite më parë prodhoheshin 11 mandate, ndërsa në këto zgjedhje do të prodhohev vetëm 10-të. Ky ndryshim vjen për shkak të lëvizjes demografike.

Katër vite më parë kanë qenë të regjistruar 3,588,869 zgjedhës, ku ushtruan të drejtën e votës 1,662,274 ose 46.33%.

Ndërsa në këto zgjedhje janë 3,467,962 qytetarë me të drejtë vote.

Më poshtë keni specifikat dhe detajet për çdo qark të vendit:

Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, votat për kandidatët dhe ndarjen  e mandateve përmes platformës së mëposhtme.

GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›